fbpx

Sarandë, zbulohet plantacion i nëndheshëm kanabisi

Policia e Sarandës në një operacion antidrogë ka zbuluar një plantacion të nëndheshëm të kultivimit të kanabisit.

Sipas policisë, në një sipërfaqje prej rreth 1 mijë metra katrorë, apo një dynym, ishin mbjellë rreth 10 mijë rrënjë kanabisi që furnizoheshin me ndriçim artificial përmes një sistemi të mirëmenduar.

Shtatë persona përfunduan në pranga si të dyshuar për kultivimin e kësaj lënde narkotike.

Policia thotë se hetimet vazhdojnë për të gjetur nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë prokurorisë për hetime të mëtejshme. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button