BBC: FIFA do t’i hetojë ofendimet raciste të tifozëve maqedonas

Korporata radiodifuzive britanike BBC në ueb-faqen e saj njoftoi se asociacioni botëror i futbollit – FIFA do të fillojë hetim për pretendimet se ka pasur ofendime raciste ndaj reprezentuesit skocez, Ikechi Anya nga ana e tifozëve maqedonas.

Incidenti thuhet se ka ndodhur gjatë ndeshjes së zhvilluar në Shkup ndërmjet Maqedonisë dhe Skocisë.

Sipas BBC-së ankesën në FIFA e ka dërguar organizata FARE  e cila lufton kundër dhunës dhe racizmit në terrenet e futbollit.

Siç thuhet në informatë, në qoftë se FIFA pranon dëshmi për këtë rast, dënimi për Maqedoninë do të jetë rigoroz.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Skocisë u zhvillua të martën dhe përfundoi me fitore të ekipit mysafir me 2:1, dhe mu futbollisti i lartëpërmendur ishte autor i golit të parë për reprezentacionin skocez. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button