Futbollistët më të paguar për vitin 2014

Media e njohur sportive franceze, France Football, ka publikuar listën e futbollistëve më përfitime më të mëdha në vitin që lamë pas, vitin 2014.
Kësaj liste të France Football, i prinë katër herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, me të ardhura prej 47.8 milionë funte brenda vitit 2014.

Pas Messit renditet menjëherë Cristiano Ronaldo, me 39.7 milionë funte, duke lënë pas Neymarit me 26.8 milionë.
Në top 10 futbollistët me përfitime më të mëdha gjatë vitit 2014, hynë edhe Thiago Silva, Robin van Persie, Gareth Bale, Wayne Rooney, Zlatan Ibrahimovic, Sergio Aguero dhe Robert Lewandowski.
Në mesin e trajnerëve për përfitime më të mëdha gjatë vitit 2014, prinë Jose Mourinho, i ndjekur nga Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola.

Lajme të ngjashme

Back to top button