Ndaloni rënien e flokëve dhe stimuloni rritjen me këtë reçetë!

Studimet kanë zbuluar që qepa bën mirë kundër rënies së flokëve. Përveç kësaj ndihmon edhe për të zgjidhur problemet me zbokthin dhe infeksionet e lëkurës së kokës.

Lëngu i qepës stimulon daljen e flokëve të ri! Që në kohët e hershme lëngu i qepës është përdorur për trajtimet e flokëve. Ai vret mikrobet, parazitët dhe është i dobishëm për trajtimin e disa infeksioneve të kërpudhave të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së flokëve.

Era e qepës mund të jetë paska e rëndë por rezultati i mrekullueshëm e mposhtë atë.

Përgatitja: Merrni disa qepë (2-3) ashtu që pasi ti grini imët dhe pastaj ti shtypni të fitoni rreth 3 lugë (gjelle) lëng qepe, duke i përzier me një lugë mjaltë.
Më pas masazhoni vetëm rrënjët e flokëve dhe lereni në qetësi për 20-30 min, në fund lani flokët me shampo.

Kjo reçetë këshillohet një herë në javë.

Të mirat: lëngu i qepës forcon flokun e hollë, është i pasur me sulfur – një mineral i shëndetshëm për flokun.

Sipas disa studimeve, lëngu i qepës është ndër kurat më të mira për daljen e flokëve të rinj. Përveç të mirave të qepës edhe mjalti me vetitë e tij anti-bakteriale lufton mykun dhe është një antioksidant i shkëlqyer.

Lajme të ngjashme

Back to top button