Ohër, muslimanët mbi 5 vite pa morg për rituale

Besimtarët mysliman të Ohrit më shumë se 5 vjet presin ndërtimin e morgut dedikuar për të vdekurit e këtij besimi. Hapësirat që më herët janë shfrytëzuar si morg në vitin 2010-të janë shndërruar në zyra administrative që tani i shfrytëzon ndërmarrja publike “Varrezat e qytetit”. Qytetarët thonë se zgjidhja e këtij problemi nga ana e autoriteteve lokale është e patjetërsueshme për ta, transmeton Alsat-M.

Ende nuk ka ndonjë zgjidhje. Nga ndërmarrja publike “Varrezat e qytetit” thonë se janë në pritje të miratimit të planit të detajuar urbanistik lidhur me hapësirën rreth varrezave.

Lajme të ngjashme

Back to top button