Humb jetën punëtori i ndërtimit

Punëtori i ndërtimit Todorçe Nakov nga Shtipi ka humbur jetën në një kantier ndërtimi në Shkup, njoftoi policia. 

Fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 14:10 në rrugën Skupi. Shtipjani pesëdhjetë e gjashtë vjeçar ka punuar në objektin “Varius” që është duke u ndërtuar. Në një moment, duke punuar, ka rënë prej skeles. Edhe pse është dërguar në spital, për shkak të lëndimeve të rënda të brendshme ka ndërruar jetë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button