fbpx

Celine Dion tregon si u kujdes për bashkëshortin me kancer

Celine Dion do të kthehet shumë shpejt në Las Vegas, pasi mori një vit pushim për t’u përkujdesur për bashkëshortin e saj, Rene Angelil, i cili vuante nga kanceri në fyt.

Këngëtarja kanadeze zbuloi në një intervistë për ‘ABC’-në se bashkëshorti i saj 73-vjeçar mund të ushqehej vetëm me anë të një tubi: “Nuk mund të ushqehej vetë. E ushqeja unë tre herë në ditë përmes një tubi”.

Dion dhe Angelil janë martuar në vitin 1994 dhe kanë 3 fëmijë së bashku.

“Sot, po jetojmë ditë pas dite. Kemi zgjedhur të jetojmë”, shtoi 46-vjeçarja, e cila ndërpreu shfaqjet e saj në Las Vegas vitin e kaluar, kur Rene u diagnostikua me kancer për herë të dytë.

Celine Dion do të rikthehet në Caesars Palace të Las Vegasit më 27 gusht./TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button