Ministri Ademi në Kërçovë, takoi kryetarin Fatmir Dehari

Ministri i arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi sot në Kërçovë realizoi një takim pune me kryetarin e komunës Kërçovë, Fatmir Deharin, në të cilën u bisedua për çështjet lidhur me arsimin.

Ministri Ademi dhe kryetari i komunës Dehari, biseduan për politikën e regjistrimit në shkollat e mesme për vitin e ardhshëm shkollor gjegjësisht për nevojën dhe mundësitë e nxënësve që të orientohen në drejtimet profesionale, para së gjithash në ata drejtime për të cilat ka më së tepërmi nevojë komuna Kërçovë.

Në takim u bë fjalë edhe për rikonstruktimin e disa objekteve shkollore në komunë por pa precizuar asgjë konkrete. Ademi ka lavdëruar zvogëlimin e borxhit të komunës në sferën e arsimit në vlerë prej rreth 450 mijë euro.

“Në të ardhmen planifikojmë të kemi investime të përbashkëta në objekte të infrastrukturës për përmirësimin e kushteve për mbarëvajtjen më të mirë të mësimi”, tha ministri Ademi.

Kryetari i komunës Dehari tha se së bashku me Qeverinë është arritur sukses në tejkalimin e, siç theksoi ai, disa problemeve të cilat janë shfaqur në arsim.

“Gjithashtu u dakorduam që edhe në periudhën e ardhshme të kemi bashkëpunim për realizimin e objekteve të përbashkëta infrastrukturore. Unë theksova gjithashtu se kemi arritur të zvogëlojmë borxhin në sferën e arsimit”, tha Dehari.

Lajme të ngjashme

Back to top button