Çfarë sekreti fsheh brendësia e Tokës

Studiues nga Universitetit i Juta-s kanë zbuluar një shtresë të re të Tokës që përbëhet nga shkëmbinj të shkrirë dhe fleksibël.

Shikimi ynë ndaj Tokës është relativisht i sipërfaqshëm – dhe kjo është kështu tekstualisht. Çdo gjë që provojmë, qoftë në thellësitë më të mëdha oqeanike, qoftë në majat më larta malore, zhvillohet në koren më sipërfaqësore të Tokës.

Kohë më parë megjithatë është edhe një sekret.

Studimi, i publikuar në revistën profesionale“Nature Geoscience”, ka treguar se në brendësi të Tokës, diku në mes të mantlës, fshihet shtresa e fuqishme e shkëmbinjve të shkrirë e fleksibël, transmeton koha.net.

Ky zblim mund të japë përgjigje në pyetjen pse pllakat tektonike pushojnë së lëvizuri në rreth 1.500 kilometra thellësi.

Shkencëtarë gjatë studimit kanë përdorur instrumentin special – diamantin e farkuar– me të cilin bënë presion të madh në gurët të cilët rëndom mund të gjenden në mantla. Kur arritën te presioni që i përgjigjet kushteve të thellësisë 1.500 kilometra, ata konstatuan se fuqia e shkëmbinjve rritet në mënyrë drastike – rreth 300 herë më shumë nga vlera e rëndomtë. Në këtë pikë, atomet që hyjnë në përbërje të shkëmbinjve, fillojnë të lëvizin më lirshëm duke lëshuar dhe duke lejuar zhytjen e pllakave.

Lajme të ngjashme

Back to top button