Organizatat jo qeveritare kërkojnë nga institucionet të hetojnë aferën e përgjimeve

Organizatat jo qeveritare në vend kërkojnë nga institucionet që të hetojnë aferën e përgjimeve. Ata kërkojnë hetimin transparent të përmbajtjeve që dalin nga bisedat e përgjuara që lidhen me kriminalitetin e qeverisë dhe proceduimin e shkeljes së privatësisë së qytetarëve me aferën e përgjimeve.

Organizatat joqeveritare të bashkuar rreth platformës për luftën kundër korrupsionit I japing afat pre 30 ditësh institucioneve për të vepruar sipas kërkesave të tyre. Në të kundërtën paralajmëruan aktivitete të reja, por nuk saktësuan se çfarë. Ndryshe, “Platforma për luftë kundër korrupsionit” është formuar kah fundi i vitit të kaluar.

Misha Popoviq – Instituti i demokracisë – Societas Sivitas thotë se pa marrë parasysh se cili është burimi i bisedave të regjistruara, përmbajtja sugjeron ekzistimin e korrupsionit, përfshirë edhe keqpërdorimin masovik të pozitës zyrtare që janë veprime të dënueshme për të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare.

“Prokuroria Publike menjëherë të ngritë procedura për përndjekje të personave të panjohur për përgjim joligjor dhe të paautorizuar dhe të hapë procedura për të gjitha keqpërdorimet e mundshme, veprim joligjor, korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut që përmenden në regjistrimet e publikuara”, deklaroi Misha Popoviq.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button