Gjorgjiev kërkon ekspertizë neuropsikiatrike për Naser Eshtrefin

Avokati mbrojtës i Naser Eshtrefit  thotë se se klienti i tij nuk ka qenë në gjendje të qetë psikike në momentin kur ka kryer aktin dhe se të njëjtin e ka bërë në vetëmbrojtje andaj edhe kërkon ekspertizë të re neuropsikiatrike duke përfshirë neuropsikiatrin, psikiatrin dhe psikologun.

“I bëj thirrje të gjitha institucioneve por edhe Prokurorit, të propozojnë cilin institucion që duan dhe të hetojnë këtë çështje. Të japin përgjigje në mënyrë objektive dhe të paanshme. Ne do të pranojmë cilin do rezultat që do të jetë ai. Sot në seance pamë maltretimin fizik të të akuzuarit, i cili së paku 10 herë ka qenë i goditur, dhunë e tmerrshme me të cilën dikë do të mund ta mbysni vetëm me një goditje”, deklaroi Angjel Gjorgjiev, Avokat i të akuzuarit.

Avokati i të ndjerit Angel Petkovsi, thotë se pala mbrojtëse po luan me ligjin dhe rastit po i qaset në mënyrë joligjore, ndërsa gjyqi duke mos njohur procedurat po i qaset në mënyrë të gabuar rastit. Ai thekson se gjatë procedurës, nuk mund të kryhet ekspertizë neuropsikiatrike.

Lajme të ngjashme

Back to top button