LSDM ende nuk ka formuar grupin për në Bruksel, VMRO nuk përgjigjet në telefon

LSDM ende nuk ka bërë përzgjedhjen e grupit të përfaqësuesve të cilët duhet të paraqiten në bisedime me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së në Bruksel më 31 mars të këtij viti.

Nga partia në pushtet nuk kanë dhënë përgjigje nëse kanë formuar një grup përfaqësuesish që do të bisedojnë për të tejkaluar këtë krizë politike.

Askush nga VMRO këto dit nuk paraqiten në thirrjet telefonike.

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov ka deklaruar se presin që të kthehet zëvendës kryetarja Radmilla Shekerinska nga Brukseli, për ti informuar me rrethanat atje, dhe më pas do të formojnë grupin që do ti përfaqësojë në Bruksel.

Parlamentarët Evropian që do të ndihmojnë në dialogun politik janë Ivo Vajgel, Edvard Kukan dhe Riçard Hovit.

Lajme të ngjashme

Back to top button