Aliji, shqiptari i parë i Maqedonisë në kombëtare

Naser Aliji, shqiptari nga Kumanova i lindur më 27 dhjetor 1993, me shtetësi shqiptare dhe maqedonase është bërë i parë nga shqiptarët të lindur në Maqedoni që vesh fanellën e Kombëtares shqiptare.

Mbrojtësi i majtë është i gjatë 1.77 m dhe luan aktualisht te Vaduzi në Zvicër, i huazuar në janar të këtij viti nga Bazeli. Ai është rritur te klubi i Bazelit dhe, me shumë gjasa, në fund të sezonit do të rikthehet te kjo skuadër.

Aliji gjithashtu ka luajtur edhe me përfaqësueset e moshave të Zvicrës U-15, U-16, U-18, U-20 dhe U-21, por vitin e shkuar pas bisedës me De Biazin dhe kërkesës së FSHF-së ai pranoi që të merrte pasaportën shqiptare dhe të vihej në dispozicion të kombëtares sonë.

Aliji ka marrë pasaportë shqiptare më 5 mars të këtij viti. Me një dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, por ndaj Armenisë Aliji nuk do të jetë i gatshëm pasi nevoitet edhe një dokument shtesë nga fedederata zvicerane, kombëtaren me të cilën është aktivizuar në ekipet e moshave.

Lajme të ngjashme

Back to top button