Eurokomisari Han paralajmëron 180 milion euro investime për Ballkanin

Eurokomisari Johanes Han ka paralajmëruar gatishmërinë e BE-së për të investuar në infrastrukturë që do të afrojë vendet e popujt e rajonit me Bashkimin Evropian.

Ai përmendi projekte konkrete dhe investime deri në 180 milionë euro.

Ai kryesisht ka folur për rëndësinë e projekteve të kolektivitetit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht duke u fokusuar në projektet infrastrukturore dhe energjetike.

Sipas tij, ndër këto, më i rëndësishëm është edhe projekti i hekurudhave.

-Kjo është mënyra më e mirë që kryesisht ka për qëllim heqjen e barrierave për funksionimin e tregut të brendshëm, ka thënë Han.

Sipas tij, gjithashtu duhet të lidhen të gjitha qendrat ekonomike dhe portet kryesore.

Sa i përket projekteve të financuara nga BE-ja, vendet përkatëse duhet të jenë realist dhe të zgjedhin prioritetet.

-Që të ofrojmë investimet më të rëndësishme, duhet të jemi të kujdesshëm që të zgjedhim prioritetet. Gjithashtu, nëse jeni të vendosur për të nxitur ekonominë, duhet punuar së bashku, ka porositur ndër tjerash komisari Han.

Ai ka shtuar se agjenda e kolektivitetit nuk është e kufizuar vetëm në transport por edhe në energji dhe këtu ka nevojë për një shikim strategjik.

-Në këtë aspekt do të punojmë të krijojmë projekte vitale për energjinë e transportin, ka shtuar Han.

Për fund, komisionari Han ka thënë se me këto tentohet që Ballkanit Perëndimor t’i jepet perspektiva finale drejt Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button