Personat e papunë pa paraqitje deri në sigurim shëndetësor

Personat e papunë të cilët kanë kontinuitet në sigurimin shëndetësor, respektivisht gjatë vitit 2014 kanë kryer regjistrim në Fondin për Sigurim Shëndetësor, prej 1 prillit të këtij viti nuk kanë nevojë të bartin dokumente në sportele në shërbimet rajonale për riregjistrim të ri nga ky vit.

Fondi me detyrë zyrtare do të bëjë riregjistrimin në sigurimin e obliguar shëndetësor, informojnë nga FSSHM. Sigurimi automatikisht do t’u vazhdohet dhe do të kenë sigurim të kontinuar shëndetësor, përfundimisht me 31 marsin vitin e ardhshëm. Siç kumtuan sot nga FSSHM, regjistrimi do të jetë i obliguar vetëm për ata persona të papunë, të cilët për herë të parë paraqiten për sigurim shëndetësor.

Fondi, në bazë të të dhënave të marra elektronike nga DAP, sipas neto të ardhurave të realizuara si familje, përcakton cilës kategori i takon personi i siguruar. Nga Fondi informojnë se si të ardhura në familje llogariten edhe të ardhurat personale të anëtarëve të bartësit të sigurimit shëndetësor (bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët). Sipas FSSHM­së, në pajtim me neto të ardhurat të realizuara në vitin 2014, deri 105.600 denarë, sigurimin shëndetësor e mbulon shteti, prej 105.600 deri 189.864 nëse në dy muajt e fundit kanë realizuar të ardhura të përgjithshme më pak se 17.600 denarë, sigurimin shëndetësor e mbulon shteti, prej 105.600 deri 189.864, sigurimin shëndetësore paguan vet personi i siguruar në vlerë prej 50 për qind të rrogës mesatare, respektivisht 1.155 denarë në muaj dhe mbi 189.864 denarë sigurimin shëndetësor e paguan i siguruari me vlerë prej 100 për qind të rrogës mesatare, respektivisht 2.310 denarë në muaj.

“Pas kontrollit të kryer të të dhënave, nëse konfirmohet se personi i siguruar bie në kategori tjetër me të ardhura më të mëdha, dhe nuk e ka paraqitur këtë dhe ka shfrytëzuar shërbime shëndetësore, Fondi, me detyrë zyrtare, do të marrë vendim për ndërprerje të cilësisë person i siguruar. Nëse i papunësuari jep të dhëna për neto të ardhura të realizuara të cilat nuk janë në pajtim me të dhënat e marra nga Drejtoria për të ardhura publike, i ndërpritet cilësia e personit të siguruar, me çka i hiqen të drejtat për sigurim të obliguar shëndetësor, përveç të drejtës për ndihmë urgjente mjekësore”, thuhet në kumtesë.

Vendimet të gjithë personat e siguruar do t’i marrin me shkrim përmes postës. Për të gjitha infromatat më të hollësishme lidhur me Projektin për regjistrim,riregjistrim të personave të papunësuar, të siguruarit mund të drejtohen në info linjën falas 080033222 ose në ueb faqen www.fzo.org.mk në pjesën e riregjistrimit të personave me të ardhura të ulta.

Lajme të ngjashme

Back to top button