Këto ishin aktivitetet e ditës së fundit të aeroplanit gjerman!

Sipas drejtorit ekzekutiv të Germanwings, Thomas Winkelmann, aeroplani gjerman Airbus A320 i kompanisë Germanwings, i cili u rrëzua të martën në Alpet franceze, ishte vënë në përdorim në vitin 1991 dhe kishte kryer rreth 46 700 fluturime – të hënën ai ishte objekt i inspektimit të fundit rutinë.

Në vijim është një kronologji e aktivitetit të aeroplanit në ditën e fundit, në bazë të informacionit të dhënë nga zyrtarë nga linja ajrore, transmeton Telegrafi.

– 6,48 – Airbus A320 kishte filluar një fluturim nga Dusseldorfi me 122 udhëtarë drejt Barcelonës. Gjatë këtij fluturimi nuk ishte vërejtur asnjë problem.

– 10,01 – Aeroplani me dy motorë u ngritë nga Barcelona në rrugën prapa në Duesseldorf me 26 minuta vonesë.

– 10,45 – Aeroplani kishte arritur lartësinë e duhur, sipas të dhënave të Germanwings. Në atë kohë, kushtet klimatike kishin qenë të përshtatshme.

– 10,46 – Aeroplani fillon të zbresë përsëri, gjë që zgjati tetë minuta duke u dakorduar me kontrollin e fluturimeve. Aeroplani zbriti 900 deri 1200 metra në minutë, i krahasueshëm me lëvizjet normale për ulje, ka njoftuar Flightradar24, portal interneti që ofron informacione të fluturimit në kohë reale.

– 10,53 – Aeroplani 4U9525 zhduket nga radari në momentin që arrin lartësinë 1800 metra. Kishte rënë rreth 100 kilometra në veriperëndim të qytetit francez Nice.

– 11,30 – Aeroporti i Duseldorfit merr lajmin se aeroplani është zhdukur nga radari, ka deklaruar zëdhënësi i aeroportit.

– 11,55 – Në këtë moment, aeroplani do të duhej të zbriste në Dusseldorf. Në vend të kësaj, të afërmit dhe miqtë e pasagjerëve janë vendosur në zonat e mbrojtura të aeroporteve të Dusseldorfit dhe Barcelonës.

– 13,00 – Zyra Federale Gjermane për Transport Ajror Civil njoftoi krijimin e Grupit të Krizave. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button