Rexhallari humbi me gabim të gjyqtarëve (Video)

Jasin Rexhalli ka përjetuar eliminim pa meritë, pasi që në duelin deri në 61kg është takuar me bullgarin Stefan Ivanov ka pësuar disfatë me pikë (8-19). Paraqitja e Rexhallarit në Kampionatin Evropian të mundjes deri më 23 vjeç, që po mbahet në Valbzhih të Polonisë, është pritur me shumë entuziazëm, por një gabim i gjyqtarëve ka bërë që ti mohojnë fitoren mundësit shqiptarë.

Pikërisht në kohën kur Rexhallari ishte në ofensivë pas disavantazhin, ai arrin që të rrëmben kundërshtarin e tij, Ivanov dhe duke i shkaktuar dush, por kjo nuk u morr në konsideratë nga gjyqtarët dhe lejuan që lufta të vazhdojë, kur tani më Ivanov rriti epërsinë edhe më shumë. Rexhallari nuk arriti të sigurojë luftë për medalje përmes barazhit, pasi Ivanov u mund nga gjeorgjiani Gjorgji Shamatava.

Në kategorinë deri më 70 kg edhe Mahmut Behari humbi në çerekfinale, ndërsa më i mirë se ai u treguar hungarezi Zombot Gullash i cili fitoi me rezultat minimal 1:2 në pikë, kurse nga garat është eliminuar edhe reprezentuesi i natyralizuar, rusi Halil Zubairov (86kg), i cili në çerekfinale u mposht nga bjellorusi Hushtin me 8-6 në pikë. Të përkujtojmë se ditë më parë u eliminua edhe Besmir Veseli i Lirisë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button