fbpx

Marioneta dhe njerëz te ligë

Projekti Shkupi 2014 mund të konsiderohet si pjesë e një politike të planifikuar shumë më herët nga organet qeveritare të Maqedonisë, për të paraqitur ketë shtet si një shtet monoetnik. Maqedonia që nga marrëveshja ndërkombëtare e Ohrit konsiderohet shtet multietnik, me barazi për të gjithë qytetarët që jetojnë aty pa dallime etnike, fetare apo përkatësie tjetër.

Por çka po ndodh në realitet është krejt diçka tjetër, një gjendje tendencioze e cila fundin mund ta ketë tragjik. Ndarjet gjithmonë shkaktojnë dhimbje dhe është e çuditshme si ky shtet i deklaruar si demokratik ende është në gjendje ti shkaktojë dhimbje qytetarëve të vetë. Pasojat e politikave ndarëse janë me rreziqe për vet ekzistencën e shtetin si dhe stabilitetin e rajonit, prandaj është përgjegjësi e drejtëpëdrejtë e atyre që qeverisin për të evituar këto rreziqe.

Nëse shteti i Maqedonisë synon integrime euro-atlantike atëherë them lirisht se këto që po ndodhin nuk përfaqësojnë vlerat e botës euro-atlanike,të botës së demokracisë, ku vlerat universale të barazisë në mes të popujve dhe njerëzve janë të shenjta. Për më tepër, Maqedonia ka nënshkruar kartën e Aleances së Civilizimeve botërore të OKB-së, dhe nga ana tjetër po i shkel parimet për të cilat ka obligime ligjore.

Nuk mund të ndërtosh shtet multietnik me politika monoetnike. Tendencat për të shtrembëruar apo fshirë historinë e shqiptarëve, përmes falsifikimeve siç ndodhi me rastin e enciklopedisë maqedonase apo duke zvendosur shtëpinë Nënë Terezës shqiptare katolike me plane për të ngritur kisha ortodokse sllave, do ta çojnë Maqedoninë në krizë ndëretnike.  Epilogu dihet dhe këtë e dijnë më së miri udhëheqja politike atje.

Nëse duan shtet monoetnik, shtet të Maqedonasve atëherë le ti hapin letrat – le të kërkojnë ndarjen e shtetit le të marrin pjesën e tyre dhe të realizojnë ëndrrën e tyre. Por kjo kursesi smund të ndodh duke tentuar tjetërsuar autoktoninë e tokave etnike shqiptare.Vetëm po ua kujtoj liderëve maqedonas, se politikat etnocentrike nuk kanë pasur sukses as në kohë të totalitarizmit sepse shqiptarët ishin dhe mbeten të vendosur për të mbrojtur tokat e tyre me çdo çmim. Mirëpo është tragjike të mendosh se në kohë demokracie mund të rishfaqen neo- Çubrilloviqët apo neo-Millosheviqët. Është gati e pabesueshme që derisa Maqedonia kërkon të bëhet pjesë e integrimeve euro-atlantike, ajo i shkelë parimet e saja me të dy këmbët.

Në situatën e krijuar, është e domosdoshme që faktori shqiptar atje të ngritet në nivelin e përgjegjësive kombëtare e politike. Mirëpo, jo vetëm ata. Kjo situatë kërkon një përgjigje kombëtare, një përgjigje koherente në përputhje me interesin kombëtar. Andaj as udhëheqjet e Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të qëndrojnë indiferente. Aty ku preken tokat shqiptare duhet të jemi të gjithë një në qëndrime.

Kurse sa i përket shqiptarëve në Maqedoni, kam disa rekomandime. Së pari, problemin e krijuar me tendencat e deshqiptarizimit të Shkupit duhet trajtuar në rradh të parë nga aspekti kombëtar duhet kërkuar prezantimin dhe jo të biem pre e djallëzive maqedonase për ta thjeshtësuar atë në vetëm në aspektin fetar. Disa zëra atje ofruan zgjidhje fetare duke harruar për një moment se fillimisht ne jemi shqiptarë e pastaj vjenë feja. Doktrina jonë kombëtare ndër shekujsh ka qenë se kombi është para fesë për neve. Kjo ishte dhe është e vetmja rrugë që mundësoi ta ruajmë substancën tonë kombëtare të kërcënuar vazhdimisht. Prandaj mendoj se kërkesat e shqiptarëve duhet të jenë të formuluara qartë.

Së pari, të kërkohet ultimativisht ndalja këtij projekti antishqiptar. Së dyti, problemin duhet trajtuar në tri aspekte: etnik, fetar dhe kulturor. Në aspektin kombëtar duhet kërkuar që në qendër të Shkupit të vendosen vlerat më të denja të kombit shqiptar, prej figurave të shquara deri te monumenti i Kongresit të Manastirit për alfabetin shqip.

Shqiptarët e Maqedonisë duhet të propozojnë që fillimisht Shtatorja e Skenderbeut të largohet nga ai qorsokak që gjendet në çarshi të Shkupit dhe të vendoset në një vend qendror të Shkupit ku e meriton të jetë e vendosur vepra e trimit shqiptar. Pastaj mos të harrojmë edhe ndërtimin e një monumenti përkujtues për Kongresin e Gjuhes Shqipe të Manastirit që të gjithë neve shqiptarëve na bënë të ndihemi krenar që jemi shqiptarë.

Kësaj dua t’ia shtoj edhe ndërtimin e një monumenti historie për të nderuar edhe ata patriotë shqiptarë dhe ato familje të mëdha shqiptare të trevave nga Maqedonia të cilët kontribuan shumë në krijimin e shtetit shqiptarë të vitit 1912 siç ishte familja e Mehmet Pashë Deralles, djali i tij Mehmeti etj.,të cilët në atë kohë në bashkëpunim të ngushtë me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Dervish Himën, Ibrahim Temon, Mid’hat Frashërin etj, ideuan lëvizjen për pavarësi në vilajetet shqiptare të zgjojnë vetëdijen nacionale, të zgjojnë bashkëkombasit e vet prej territ osman pesë shekullor për tu bashkuar me nismën për pavarësimin e Shqipërisë nga perandoria Osmane.

Po ashtu aty mu në qendër të Shkupit e kanë vendin luftëtarët e UÇK-së fal të cilëve u arrit marrëveshja e Ohrit dhe ekzistenca e Maqedonisë, si dhe shumë figurave tjera intelektuale e kombëtare. Në aspektin fetar duhet kërkuar që mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës të ndërtohet katedrala katolike shqiptare dhe krahas saj të ndërtohet Burmali Xhamia dhe kisha ortodokse maqedonase.

Dhe në aspektin kulturor, duhet ngulitur në kokat e etnocentristëve se trashësigimia kulturore nuk ka përkatësi, është e të gjithëve.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. NE VITIN 1974 …. KOHA E KOMUNIZMIT… NE RM KA PASUR 74.000 SHQIPTAR KATOLIK TE REGJUSTRUAR NE KISHEN KATOLIKE NE SHKUP DHE UDHEHEQES I KISHES ISHTE SHQIPTAR…NUK U RAHATUAN MAQEDONT SE I NGACMON DREQI QE MOS TE JETOJNE NE MULTIETNICIZ QE KA VLERA TE VEÇANTA DHE GJETEN NJI PRIFT NGA STRUMICA , E SHKOLLUAN NE ZAGREB, E KONVERTUAN NE KATOLIK DHE DALE-NGADALE E PERJASHTUAN PRIFTIN KRYSOR SHQIPTAR DHE E EMRUAN KET FAR STOJANOV MDOKET SE E KA EMRIN ….. PA FIJE TURPI ….
    SHQIPTARET KATOLIK SHUMICA U SHPERNGULEN…. DISA U KONVERTUAN ME METODA PERFUDE NE ORTODOKS… DISA U MARTUAN ME ORTODOKS DHE U KONVERTUAN NE FENE E TYRE DHE JA FUNDI NGELEN VETEM AFRO 4000 KATOLIK SHQIPTAR DHE KA FORMALISHT NE KISHEN KATOLIKE 1 PRIFT QE UDHEHEQ ME ATA SHQIPTAR TE REDUKTUAR ATE MISEN E TYRE NE RALLE RASTE EDHE NE GJUHEN SHQIPE….NA ISHTE NJË KOHE KATEDRALLA E MADHE KAYOLIKE NE QENDER AFER QENDRES TREGTARE…. E PRISHEN … E COPTUAN SERBET DHE MAQEDONT…
    TASH PO FRIGOHEM EDHE UNË NË INDEFERENCËN E SHQIPTARVE NDAJ KËSAJ ÇËSHTJE “PO NA DALIN EDHE Kah B F I -ja JONE SE SULA SI SULË SEN U PERBALLON “…. FJALA POPULLORE: ” RUJNA ZOOT PREJ ME TE KEQES”….

Back to top button