Gara ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon rreth shpalljes së thirrjes publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, dytë ose të tretë në konkurs/gara ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore për nxënësit e shkollave fillore, si dhe thirrje publike për nxënësit e shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë.

Në thirrjet publike mund të aplikojnë nxënësit, bashkë me mësimdhënësit që kanë përgatitur ato për konkurrim, të cilët kanë fituar vendin e parë, të dytë ose të tretë në konkurs/garë ndërkombëtare nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore në vitin shkollor 2014/15. Me konkurs/garë ndërkombëtare nënkuptohet konkurrim/garë që përfshin pjesëmarrjen e nxënësve nga të paktën dhjetë shtete të ndryshme.

Thirrja do të jetë e hapur deri më 30.06.2015. Aplikacionet së bashku me dokumentacionin e kërkuar në konkursin e shpallur në  www.mon.gov.mk,, dorëzohen çdo ditë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në adresën: Rr. “Sh. Kirili dhe Metodi” Nr.54, 1000 Shkup, me shënim “Për thirrjen publike për ndarjen e shpërblimit në të holla për vendin e parë, dytë ose të tretë në konkurs ndërkombëtar nga fusha e matematikës dhe shkencave natyrore“.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndaj shpërblim në të holla në lartësi prej 50% të pagës mesatare neto e paguar për një të punësuar në Republikën e Maqedonisë në muajin e fundit para ndarjes së shpërblimit për vendin e parë, 40% për vendin e dytë dhe 30% për vendin e tretë.

Lajme të ngjashme

Back to top button