Komuna e Gostivarit do të çregjistrojë borxhet e qytetarëve për ujin dhe mbeturinat

Me Vendim të Këshillit të Komunës së Gostivarit të publikuar në Buletinin Zyrtar të Komunës së Gostivarit nr.8 të datës 17 nëntor 2014, do të bëhet çregjistrimi i njëhershëm i borxheve të qytetarëve për shfrytëzimin e ujit për pije dhe bartjen e mbeturinave ndaj Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, të krijuara deri më 31 dhjetor 2013, ndërsa të papaguara për më shumë se 12 muaj dhe të cilat janë të regjistruara si detyrim ndaj NP “Komunalec” – Gostivar.

Të drejtën për çregjistrim të borxhit mund ta shfrytëzojë qytetari i cili deri me 31 dhjetor 2013 ka pasur statusin e shfrytëzuesit të ndihmës sociale ose ndihmës së përhershme financiare, personi i papunë i evidentuar në Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë si person i papunë i cili në mënyrë aktive kërkon punë për më shumë se 12 muaj, si dhe personi i ekspozuar ndaj rrezikut social për shkak të vdekjes, paaftësisë ose sëmundjes së rëndë. Qytetarët e kategorive të lartpërmendura në afat prej 45 ditësh duke filluar nga sot, 25 mars, në Qendrën Komunale për Shërbime pranë Komunën së Gostivarit të dorëzojnë dokumentet për shfrytëzimin e së drejtës për çregjistrimin e borxheve që kanë ndaj Ndërmarrjes Publike “Komunalec”për ujë dhe mbeturina.

Lajme të ngjashme

Back to top button