Çfarë ndikimi mund të kenë “bombat” me përmbajtje të “nxehta” etnike?

Lideri i opozitës Zoran Zaev edhe pas “bombës” së 13 bën të ditur se ajo që shpaloset para opinionit është vetëm një pjesë kriminaliteti qeveritar dhe një hyrje në afera më të mëdha korruptive që kërkon përgatitjen e opinionit.

Materialet për rastin “Monstra” konsiderohet më shumë të prekshme dhe mund të nxitë pasoja ndëretnike dhe eskalim të situatës në vend. Lideri opozitar në një deklaratë të tij këtë, rastin Monstra, dhe vdekjen e Nikolla Mlladenovin e ka konsideruar si pika kthesë që mund të detyrojnë qeverinë të jap dorëheqje.

Mersel Bilalli thotë se qeveria nuk ka kredibilitet. Ai ka frikë se si rezultat i bombave të opozitës nuk përjashtohet mundësia që qeveria të tentojë të krijojë konflikte ndëretnike

“Këtu nuk bëhet fjalë për patriotizëm dhe as për nacionalizëm, kjo është vetëm një maskim. Ajo është ambalazh që duket atraktive vetëm për një shtresë të caktuar njerëzish e cila me ndihmën e mediave përhap patriotizmin e rrejshëm”, thotë Mersel Bilalli.

Sipas Maringlen Demirit, aktivist nga organizata “Solidarnost”, patriotizmi është shndërruar në një tezge parazgjedhore që sipas nevojës e hapin edhe partitë shqiptare edhe ato maqedonase. Sipas tij në këtë mënyrë qeveria mundohet të de fokusojë opinionin nga problemet e vërteta.

“Partia në qeveri keqpërdor të gjitha institucionet dhe tash më nuk kemi shoqëri, por një publik e cila ndjek spektaklin me bombat dhe çdoherë pretë një bombë më të fuqishme” tha Demiri.

Sipas tij demokracia nuk është tema që mobilizon dhe është e nevojshme që të kthehemi në temat sociale, tema me të cilët mund të identifikohet pjesa më e madhe e shoqërisë.

Redkatori i gazetës “Fokus” Zoran Dimitrovski thotë se qeveria nëpërmjet mediumeve krijon iluzionin se shqiptarët asnjëherë nuk do të jenë patron në Maqedoni dhe se nuk do të bëjë lëshime ndaj grekëve. Sipas tij të dyja elitat qeverisëse nëpërmjet mediave të tyre krijojnë një imazh të rrejshëm dhe manipulime me qëllim që të qëndrojnë në qeveri dhe të qeverisin në mënyrë kriminale, t’i mbushin xhepat.

Lajme të ngjashme

Back to top button