Mercedes teston makinën që nget veten

Debati ka shpërthyer që kur Google njoftoi në vitin 2001 se projekti i kompanisë, i referuar shpesh si “flota e pavarur “Prii””, ka regjistruar 322 mijë km në rrugët e Kalifornisë.

A janë makinat që ngasin veten gati për publikun e gjerë?

Shto “Mercedes”-in në listën e shkurtër të kompanive që përpiqen ta kuptojnë këtë. Të hënën, para “The Frankfurt Motor Show”, Mercedes-Benz njoftoi se makina e tyre ka përshkruar me sukses 100 km në rrugët e qyteteve gjermane dhe në autostrada gjatë gushtit.

Prodhuesi gjerman i automobilëve tha se ka arritur të navigojë makinën, një sedan i modifikuar 2014 Mercedes S500, nga Mannheim në Forzheim. Dhe këtu vjen pjesa e bukur: Makina është vetëm pak e modifikuar nga teknologjia që mund të gjeni në S500-n e pamodifikuar.

Makina e pavarur “Mercedes”, e quajtur “Mercedes-Benz S500 Intelligent Drive research vehicle”, është në shfaqje këtë javë në Frankfurt. Makina ka modifikime të pakta, duke përfshirë tri sisteme me rreze të gjatë radarësh të shtuar (dy përpara dhe një mbrapa), katër sisteme radarësh me rreze të shkurtër (një në secilën qoshe) dhe dy kamera.

Nokia do të ofrojë të dhënat e navigimit

Nokia njoftoi të hënën se do të punohet me ndërtuesit e platformës Magneti Marelii dhe Contitental për suitën e lidhur të makinave “Auto/Here Connected Driving”. Gjithashtu ka njoftuar se po punon me Mercedes-in për “hartat e zgjuara”, që aktualisht janë në përdorim në makinat e lidhura, por që do të përdoren edhe për makinat që ngasin veten.

“Bazuar në kërkesat e veçanta të automjeteve autonome, kjo hartë përfshin të dhëna të sakta rrugore që shkojnë përtej hartave tradicionale,” tha Nokia në një deklaratë. “Duke përfshirë numrin dhe drejtimin e korsive, shenjat e trafikut përgjatë rrugës, dhe madje edhe koordinatat e sakta të semaforëve”, shtoi kompania.

Pra ç’do të thotë kjo për të ardhmen e makinave që ngasin veten? Epo, edhe Mercedes pranon se ka akoma shumë çështje për t’u zgjidhur, si për shembull si do të komunikojnë automjetet e pavarura me automjetet e tjera në rrugë dhe sa shpejt do ta pranojë populli këtë risi.

Një vit më parë, në shtator, kreu i “Google”, Sergey Brin, ka sugjeruar se automjetet e pavarura do të jenë gati për “njerëzit e thjeshtë” në më pak se katër vjet (deri në vitin 2017).

Në janar, Audi prezantoi një makinë që parkonte veten dhe pretendoi se teknologjia do të jetë gati në dhjetë vitet e ardhshme. Te dielën, Mercedes deklaroi se synon të nisë një makinë vetë-lëvizëse deri në vitin 2020. Nissan për të njëjtin vit premton të bëjë të njëjtën gjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button