Fat në fatkeqësi: Spanjolli zbulon arsyen pse nuk fluturoi sot me aeroplanin e rrëzuar

Aeroplani i tipit Airbus A320 i kompanisë “German Wings” u rrëzua sot në jug të Francës, me ç’rast mbeten të vdekur 148 persona, në mesin e të cilëve ka shumë fëmijë.

Aeroplani po fluturonte nga Barcelona në drejtim të qytetit gjerman të Dusseldorfit.

Spanjolli David Cabanas ka pasur fat, pasi iu shmang këtij aksidenti të tmerrshëm, ndërsa një prononcim në lidhje me “shpëtimin” ia ka dhënë medieve spanjolle, si dhe televizionit britanik BBC.

“Është dashur të udhëtoj me fluturimin 4U9525, por këtë nuk e bëra, sepse takimi im në Dusseldorf u anulua”, tha Cabanasi, të cilin ky aksident e kishte tronditur, transmeton Telegrafi.

Ai më pas e zëvendësoi fluturimin për ditën e hënë, në të njëjtën kohë.

“Emocionet janë tërësisht të përziera. Ka pasur shumë fëmijë në fluturimin tim”, tha ai në një deklaratë telefonike për mediat spanjolle, duke shtuar se “ndien dhembje se në mesin e viktimave ishin shumë turistë të cilët ishin për pushime në Barcelonë dhe po ktheheshin në shtëpitë e tyre”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button