Samsung do t’i instalojë shërbimet e Microsoft në telefona dhe tabletë

Microsoft dhe Samsung Electronics e kanë zgjeruar partneritetin e tyre global për të sjellë shërbimet e produktivitetit mobil nga Microsoft tek sa më shumë konsumatorë dhe klientë të biznesit.

Samsung është duke planifikuar që të para-instalojë shërbimet e Microsoft dhe aplikacionet në portofolin e saj të pajisjeve Android dhe do të japë produktivitetin e sigurtë mobil për bizneset përmes Microsoft 365 dhe Samsung Knox Business Pack.

Për konsumatorët, shërbimet e para-instaluara përfshijnë OneNote, OneDrive dhe Skype për Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, ndërsa plani është që të instalohen edhe Microsoft Word, Excel, PowerPoint, OneNote, OneDrive dhe Skype në tabletët e zgjedhur të Samsung Android në gjysmën e parë të vitit.

Galaxy S6 dhe S6 Edge do të vijnë edhe me 100 GB memorie shtesë në re (cloud) për dy vitet e ardhshme përmes Microsoft OneDrive. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button