Kjo racë e deleve është më e shtrenjtë se një Ferrari, ja sa kushton

Mësohet se këto raca delesh rriten ne Angli, ku pak ditë më parë tetë prej tyre janë vjedhur dhe secila llogaritet të kushtonte jo më pak se 200 mijë euro.

Vlera e tyre e jashtëzakonshme lidhet me atë se ato përbëjnë një investim me vlerë për shkak të pasurisë së tyre gjenetike, njësoj si edhe kuajt e racës, transmeton Telegrafi.

Delet e kësaj race konsiderohen si më të mirat si për prodhimin e mishit, nga pikëpamja sasiore dhe cilësore, ashtu edhe për prodhimin e leshit dhe të qumështit.

Vitin e kaluar një dele kësaj race është shitur për 200 mijë euro ne një ankand, ndërkohë që rekordin e ka një tjetër rast, kësaj radhe në Skoci, ku delja është shitur për 400 mije euro. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button