Mos e prekni Lorikun!

Mediat shqiptare të enjten kanë nxjerrë një lajm ‘bombë’. Kapiteni dhe lideri i Shqipërisë, Lorik Cana, ndeshjet e vitit të ardhshëm mund t’i zhvillojë pa shiritin e kapitenit në krah.

Kështu shkruan Panorama, e cila vazhdon duke konfirmuar që kapiteni i ri do të zgjidhet sipas votave të futbollistëve.

Sipas këtyre informacioneve, stafi i ekipit dhe drejtuesit e federatës nuk e shohin Lorikun si kapiten ndërsa zëvendësuesi i tij potencial është mbrojtësi tjetër, Mërgim Mavraj.

Megjithatë, një gjë e tillë ka sjellë pakënaqësi të madhe te tifozët, sidomos ata nga Kosova. Njohësi i futbollit kosovar, Genc Hoxha, ka deklaruar që Lorikut nuk bënë t’i hiqet shiriti.

Lajme të ngjashme

Back to top button