Avionë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë

Njoftohet se avionët luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë.

Zëdhënësi i forcave ajrore të Suedisë, Anders Grenstad, tha se në orët e para të mëngjesit 4 avionë luftarakë rus për herë të parë duke fluturuar mbi detin Östersjön kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë dhe më pas tha se avionët pas një kohe të shkurtër u kthyen në destinacionin normal, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet gjithashtu se Ministri i Mbrojtjes Peter Hultqvist i ka raportuar për situatën homologut të tij rus. Ndërsa Ministrja e Jashtme suedeze, Margot Wallström ka deklaruar se: “Nuk mund ta pranojmë që avionët luftarakë rusë duke shkelur hapësirën ajrore ndërkombëtare të fluturojnë në hapësirën ajrore të Suedisë”.

Ajo ka theksuar se Suedia kur ndërmerr fluturime në rajon është gjithmonë në përputhje me rregullat ndërkombëtare dhe sipas saj të njëjtin respekt presin edhe nga Rusia./Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button