Charlie Hebdo ka bërë milionat pas sulmit terrorist

Dy muaj pas sulmit në të cilin mbetën të vrarë disa pjesëtarë të stafit, revista satirike franceze “Charlie Hebdo” raportohet se ka fituar 22 milionë funte pas këtyre sulmeve.

11 pjesëtarë të stafit kanë bërë thirrje që të gjithë punëtorët të jenë të barabartë, duke nisur një betejë me drejtuesit e revistës të cilët posedojnë aksione në të.

40 për qind të aksioneve të Charlie Hebdos i kanë prindërit e Charbit, ish-drejtorit të revistës, i cili u vra në sulmin e shtatë janarit. 40 për qind tjera posedohen nga karikaturisti Riss, i cili është duke u shëruar nga plagët e marra në sulm dhe 20 për qind të aksioneve i mban Eric Portheault.

Por njëri nga gazetarët e Charlie Hebdos, Laurent Leger, ka befasuar pjesëtarët tjerë të revistës duke njoftuar krijimin e një grupi të bisedimeve që të gjithë të kenë aksione në Charlie Hebdo.

Para sulmeve, Charlie Hebdo ishte pak para falimentimit dhe shiste vetëm 30 mijë kopje në javë. Por publikimi i revistës së parë pas sulmeve shiti më shumë se 7 milionë kopje.

Më shtatë janar, dy vëllezër terroristë sulmuan zyrat e revistës në qendër të Parisit pasi revista publikoi një fotografi të profetit Mohammed. Në këtë sulm mbetën 12 të vrarë./Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button