Mbahet konferenca ‘TIK inovacione 2013’ prezantohen rezultatet nga hulumtimet shkencore

Në Fakultetin për turizëm dhe hotelieri në Ohër prej sot e deri më 15 shtator do të mbahet konferenca e pestë ndërkombëtare “TIK inovacione 2013”, ku do të promovohen rezultate nga hulumtimet shkencore.

Në hapjen e konferencës do të flasë ministri i Shqërsisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski. Konferencën e organizon asociacioni TIK-AKT, i cili bashkon profesorë universitar të informatikë dhe inxhinierisë kompjuterike nga Maqedonia, është e mbështetur nga shumica e universiteteve në vend dhe është sponsprizuar nga një numër i madh i TIK-kompanive ndërkombëtare.

Temë kryesore e konferencës këtë vit janë TIK-inovacionet në arsim. Do të mbahen nëntë sesione, gjashtë punëtori, pesë prezantime komerciale dhe një panel-diskutim. Janë ftuar katër ligjëruae nga Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe nga Serbia.

Në konferencë do të zgjedhet punimi më i mirë që do të publikohet në një revistë ndërkombëtare me impakt-faktor.

Kjo konferencë është e vetmja ndërkombëtare nga fusha e shkencave teknike e cila rregullisht mbahet në Maqedoni. Përmbledhja e punimeve nga konferenca shtypet nga shtëpia e njohur botuese “Springer”.

Këshilli programues i konferencës, që është i përbërë nga 222 profesorë akademik nga 52 vende, për përmbledhjen e sivjetme zgjodhi 25 punime më të mira nga 85 të paraqitura të autorëve nga 17 vende. /Mia

Lajme të ngjashme

Back to top button