Jolie kryen operacion tjetër parandalues ndaj kancerit
Aktorja amerikane, Angelina Jolie, ka hequr vezoret dhe tubat e falopit si masë parandaluese kundër sëmundjes së kancerit.
Në një shkrim autorial të botuar sot në “The New York Times’, ajo deklaron se operacioni i kryer javën e kaluar është bërë pasi një test i gjakut tregonte shenja të një kanceri në fazë të hershme.
Testet e mëtutjeshme kanë shfaqur se ajo nuk kishte tumor, por ajo megjithatë kishte vendosur që t’i heq vezorët.
“Mjekët e mi kanë thënë se unë duhet të bëj operacion parandalues rreth një dekadë para shfaqjes së hershme të kancerit”, shkruan Jolie.
“Kanceri i vezoreve te nëna ime ishte diagnostifikuar kur ishte 49 vjeç. Unë jam 39 vjeç”, shkruan më tej aktorja që është fituese e çmimit Oscar.
Para dy vjetësh aktorja që është e martuar me Brad Pitt, kishte kryer një mastektomi të dyfishtë.