Kryengritja e Shtatorit, përplas këshilltarët e BDI-së? dhe PDSH-së? në? Strugë

Shënimi i ngjarjeve të vitit 1913 që? njihet si kryengritja e shtatorit, ka çuar në? përplasjen  këshilltarët shqiptar të Këshillit të Strugës.Këshilltari nga radhët e BDI-së, Fitni Dalipi, ka propozuar që komuna e Strugës të jetë bartëse e shënimit të 100 vjetorit të Kryengritjes së Shtatorit të vitit 1913, ky  propozim   është kundërshtuar nga këshilltarët e PDSH-së, me arsyetimin se kjo çështje është dashur të planifikohet dhe të parashihen mjete buxhetore kur ë?shtë? hartuar buxhetit për këtë vit,  gjë e cila nuk është bërë  nga përbërja dhe udhëheqësia e kaluar e komunës. 

Këshilltari Dini Istrefi, ka replikuar duke shtruar problemin në formë pyetjeje, se pse partia që qeverisi deri më tani me Strugën nuk bëri as më të voglën përpjekje për ta përkujtuar këtë ngjarje të madhe të historisë, duke shtuar se komuna e Strugës, mbështet Shoqatën e Historianëve Shqiptar dega në Strugë dhe është angazhuar në shënimin e 100 vjetorit të Kryengritjes së Shtatorit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button