Gjendet kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar në Francë (Foto)

Ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazeneueve ka thënë se është gjetur regjistruesi i fluturimit ose kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar të Germanwings.

“Kutinë e zezë të cilën e kemi gjetur disa orë pas rrëzimit, do ta vëmë në shërbim të hulumtimeve dhe besojmë do të ndihmojë që hetimet të kryhen shpejtë” ka thënë ai.

Ai shtoi se vendi ku është bërë përplasja e aeroplanit do të vlerësohet në mënyrë që ekipet e emergjencës të vijnë më lehtë gjatë natës së sontme për të hetuar rastin. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button