Recension: “Alternativa e egër” u përpoq ta kontrabandojë Stojançe Angellovin në Radion 103!

“Don Kishoti” i politikës maqedonase, gjenerali policor “Stojançe Angellov, këto ditë vazhdimisht është i pranishëm me përpjekjet e tij që të animojë interes te qytetarët për punën e qeverisë, prokurorisë, RTVM-së… Ftesa që të jetë mysafir në një emision të drejtpërdrejtë në radion “Kanali 103” shkaktoi skandal për shkak të “zgjerimit të kompetencave” të sigurimit të ndërtesës, përfaqësuesi i të cilit ndërhyri në program, gjë që u inçizua, pa u kërkuar një gjë e tillë nga ekipi i radios. Ky kontribut tregon se një tekst relativisht i gjatë, nuk e përfshin edhe palën e dytë në gjithë këtë rast, e bile edhe më keq, plason teza që janë shumë serioze pa pasur asnjë burim.

Diva Alternativa Stojance Angelov-09876-0987Linku deri te artikulli origjinal: “Alternativa e egër” u përpoq ta kontrabandojë Stojançe Angellovin në Radion 103!

Dаta dhe koha e publikimit: 14.03.2015, 13:04

Data e recensionit: 18.03.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Pasi paraprakisht u përpoq befas, pa paralajmërim dhe i paftuar të përzihet në politikën redaktuese të Radiotelevizionit të Maqedonisë, gjenerali Stojançe Angellov, dje mbrëma u përpoq me mashtrim, me kontrabandë të futet në programin e Radios 103. Është e vërtetë se ai ishte i ftuar nga, siç e quajnë veten  ’djemtë nga radioja’ të jetë mysafir në programin e tyre. Djemtë dhe vajzat të cilët, siç deklarojnë vetë: ’…nuk ndjehen mirë dhe turpërohen që punojnë në një ambient të këtillë politik, në kushte të këtilla e të ngjashme’, dhe akoma rijnë në radion e njëjtë në lokacionin e njëjtë, të cilin as nuk ua kanë blerë prindërit, e as që dikush ua ka dhuruar.”

Domethënë, të jemi racionalë – teksti bazohet në një deklaratë të një rojtari të ndërtesës nga agjencia “Branitell” dhe ai mbulon nëntë të dhjetat e hapësirës, në të cilin ka vend edhe për një deklaratë të përgjithshme të RTVM-së. Nuk ka deklaratë nga gjenerali Angellov, nga ata që e kanë bërë programin në atë moment në “Kanalin 103”, nga dikush që ka punuar në këtë kanal, i cili doli nga Programi i dytë i Radio Shkupit dhe vendosja e të cilit në ndërtesën e RTVM-së nuk është aq e lehtë për t’u sqaruar, siç dëshiron dikush ta bëjë këtë.

Teksti i recensuar e shpall njërën nga mediat më të vjetra në vend si “alternativë e egër”, pa pasur ndonjë deklaratë apo argument për këtë nga cili do qoftë organ, bil edhe nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, e cila përmendet, mirëpo nuk citohet!

Dhe çfarë burimi gjithë ai tekst, përveç njërit nga rojtarët nga sigurimi? Asnjë. Mirëpo, ky rast shfrytëzohet që të sulmohen ata që e bëjnë programin si fëmijë të opozitarëve të njour dhe prej kësaj lidhet storja të cilën e dijmë si mantrë (Tentakula të Sorosit, në tekstin i cili vështirë mund ta durojë një lekturim). Përndryshe titullin duhet ta harroni që në rreshtat e para. Sikurse edhe Stojançe Angellovin.

Lajme të ngjashme

Back to top button