fbpx

1.5 milionë viktima nga turbekulozi në 2013

Tuberkulozi, sëmundja infektive që shkaktohet nga një bakter i vetëm gjatë një viti ka prekur 9 milionë njerëz në botë, ndërsa 1,5 milionë persona kanë humbur jetën. Në ditën botërore kundër tuberkulozit Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton se numri i të prekurve nga kjo sëmunjde ka ardhur në rënie, por u kërkon shteteve të bashkohen për t’i dhënë fund kësaj epidemie e 20 vitet e ardhshme.

Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse përmes rrugëve të frymëmarrjes, e cila prek kryesisht mushkëritë, por edhe organet e tjera, si trurin, kockën, gjendrat limfatike, apo zemrën.

Përgjatë vitit 2013, nga tuberkulozi u prekën 550 mijë fëmijë 80 mijë prej të cilëve humbën jetën. Ajo konsiderohet sëmundja e dytë më vdekjeprurëse që shkaktohet nga një agjent i vetëm, pas virusit HIV. Tuberkulozi është vrasësi kryesor i njerëzve me HIV – pozitiv, duke shkaktuar 1/4 e të gjitha vdekjeve.

Organizata Botërore të Shëndetësisë raporton se gjatë 13 viteve të fundit rreth 37 milionë jetë njerëzish janë shpëtuar përmes diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm të tuberkulozit.

Bazuar në këtë fakt OBSH kërkon pakësimin e vdekjeve nga tuberkulozi me 95 % dhe pakësimin me 90 % të rasteve të prekjes nga sëmundja deri në vitin 2035./Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button