Mustafa: Mos dyshoni në rezultatet e marrëveshjeve me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka ftuar të gjithë qytetarët që të mos dyshojnë në marrëveshjet e arritura së fundmi me Shqipërinë.

Mustafa ka falënderuar ministrat për punën e bërë në takimin e përbashkët të zhvilluar dje në Tiranë.

Kryeministri tha se askush nuk duhet të ketë dyshime në suksesin e takimeve të përbashkëta.

I pari i Qeverisë ka folur po ashtu edhe për Pakon e fundit të ligjeve që do të aprovohen nga Qeveria për tatimet që prekin ekonominë, për të cilat tha se do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes.

Mustafa foli edhe për 16 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-së. Sipas tij ky ishte fillimi i fundit të luftës dhe fillimi i lirisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button