fbpx

“Layout” aplikacioni më i ri nga Instagram

“Layout” është aplikacioni më i ri i prezantuar nga rrjeti social Instagram, i cili u mundëson përdoruesve të krijojnë kolazhe të fotografive.

Ky është një aplikacion i cili mund të shkarkohet nga përdoruesit e sistemit iOS 7.0 e më të ri dhe për ta përdorur duhet shfrytëzuar fotografitë në “Camera roll”.

Përmes “Layoutit” përdoruesit mund të bëjnë një kolazh deri në nëntë foto në total, që mund të bashkohen në dhjetë dizajne të ndryshme varësisht nga fotot që përdoren. Kolazhet pastaj mund të shpërndahen direkt në Instagram ose Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button