Fajon: Vetëm Kosova është ende në regjim vizash

Nënkryetarja e Klubit të Deputetëve të Aleancës Përparimtare të Socialistëve dhe të Demokratëve në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, e cila aty përfaqëson Slloveninë, në një intervistë për “Politikën” e Beogradit, tha se dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit ka rëndësi thelbësore jo vetëm për përparimin e Serbisë drejt BE, por edhe për marrëdhënie më të mira në gjithë rajonin.

Me këtë vështrim Serbia ka përgjegjësi të madhe si faktor thelbësor në Ballkan.

Ajo po ashtu theksoi se angazhohet aktivisht që sa më shpejt të vendoset regjimi pa viza edhe për shtetasit e Kosovës, të cilët kanë mbetur të vetmit me detyrimin për viza, transmeton “Koha.net”.

Kjo për shtetasit e Kosovës do të thoshte përveç se të udhëtojnë lirshëm edhe të ketë më pak tregti me njerëz, tregti me dokumente të rreme dhe punë të tjera ilegale.

Lajme të ngjashme

Back to top button