Menduh Thaçi: Bllokada e Kosovës me pasoja të paparashikueshme për vendin

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi u deklarua për bllokadën në kufirin e Maqedonisë me Kosovën.

“Në vitin 1999 ka pasur luftë të tmerrshme dhe kufiri nuk u mbyll, në vitin 2001 ka pasur konflikt dhe kufiri ka funksionuar. Dua të flas drejtpërdrejt me shqiptarët, kjo bllokadë vërtetoi se vota e shqiptarëve për BDI-në është votë e kotë, ata nuk kanë kurrfarë force, dhe askush nuk i bën hesap në këtë qeveri. Të gjithë shqiptarët që duan të votojnë tash e tutje për BDI-në duhet të votojnë për VMRO-në. nuk diskutohet se kjo do të len pasoja të rënda mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kudo që jetojnë shqiptarët. Është një veprim arbitrar që I takon shekullit të XV. Mendoj se këto çështje, nëse janë pjesë e marketingut të dikujt pasojat mund të jenë të pakontrollueshme” tha sonte Thaçi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button