Ahmeti takon ambasadorin turk

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti,, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë, Ömür Şölendil, Ambasador i Republikës së Turqisë.

Në takimin e tyre njohës, Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Şölendil diskutuan rreth bashkëpunimit bilateral midis Maqedonisë dhe Turqisë si dhe shkëmbyen opinione rreth situatës politikë në vend dhe në rajon.

Turqia është mbështetëse e fuqishme e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe për këtë, Kryetari Ahmeti falënderoi Ambasadorin Turk për angazhimin e Ankaras për të ardhmën EuroAtlantike të Shkupit.

Kryetari Ahmeti theksoi gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit me autoritet turke në drejtim të zmadhimit të shkëmbimit tregëtar, bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve turke në veçanti në pjesën veriperendimore të Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit vlerësuan që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është në nivel të kënaqshëm dhe konstatuam se ka nevojë për avancim edhe të mëtejmë.

Lajme të ngjashme

Back to top button