Masa disiplinore për 14 efektivë lidhur me arratisjen e Stresit

Lidhur me arratisjen e bujshme të Stresit, Drejtoria e Disiplinës ka marrë masa të formës së prerë për 14 efektivë.

Portali Albeu bën me dije se lidhur me këtë fakt janë përjashtuar 7 punonjës policie. 2 nga policët e përjashtuar janë nga komisariati Nr 3 dhe 5 nga policët e përjashtuar nga komisariati Nr 2, ndërsa do të ketë ulje në grada për 12 muaj për 3 efektivë.

Jo vetëm kaq, pasi për 3 efektivë do të ketë pezullim page për 10 ditë, e ndërsa është dhënë paralajmërim për përjashtim për një polic. /Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button