Shqipëria i nisi përgatitjet për Armeninë

Shqipëria nisi përgatitjet për ndeshjen ndaj Armenisë. Fytyra të qeshura dhe lojtarë të përqëndruar u vunë re në ditën e parë të përgatitjeve në prag të një ndeshje të rëndësishme për kombëtaren, që nisën nën reshjet e shiut, si një ogur i mirë për javën kuqezi të kombëtares. Kënaqësia e një ribashkimi, pas një kohe të gjatë pushimesh për përfaqësueset, u vu re dhe te De Biasi, që përpara se të kalonte topin te ekipi, mendoi t’i jepte dhe vetë atij disa shkelmime.

Përtej shakasë, trajneri kishte menduar gjithcka deri në detaje për këtë seancë të parë. 29 futbollistët në dispozicion të trajnerit u ndanë në dy grupe, ku i pari ai që përbëhej prej 19 lojtarësh zhvilluan një stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve, ata që kishin luajtur me skuadrat e tyre të dielën, zhvilluan thjesht një seancë shkrydhje. Programi i De Biasit për përgatitjet për ndeshjen me Armeninë, parashikon dy seanca stërvitore në ditë, një në mëngjes dhe një pasdite dhe një ndeshje kontrolli të enjten, me shumë gjasa ndaj një prej skuadre moshash. / supersport.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button