PDSH: BDI të kërkojë llogari nga ministrat e saj për ligjet skandaloze

­Deputeti i PDSH-­së Gazmend Aliu akuzoi sot BDI-­në për politikë dyfytyrëshe duke theksuar se  BDI ka përgatitur mijëra amendamente kundër ligjeve për letërnjoftim dhe vendbanim, duke thënë se po ato ligje janë mbështetur në qeveri nga ministrat e BDI-­së dhe sot deputetët e BDI-së bëjnë sikur i pengojnë ato.

“Grupi parlamentar i BDI­-së , në vend që të kërkojë llogari nga ministrat e tyre për këto ligje skandaloze, ata mundohen të aktrojnë, ti kamuflojnë këto ligje antishqiptare, bëjnë kurthe antikombëtare, bëjnë zhurmë kot dhe në fund edhe pse çdokush e ka kuptuar tani që këto ligje janë të dëmshëm sidomos për shqiptarët, këta të BDI-­së kërkojnë të përfitojnë maksimalisht nga ky trafikim”, tha Aliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button