Neziri takohet me investitorët turq anëtarë të MATTO-s

Marrëdhëniet tradicionale miqësore mes Maqedonisë dhe Turqisë janë bazë e shkëlqyer për përparim të bashkëpunimit në planin ekonomik, theksoi ministri i Ekonomisë Bekim Neziri në takimin me anëtarët e Bordit drejtues të Odës ekonomike të Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO), të cilët janë menaxherë të investitorëve turq në vend. Neziri, kumtoi Ministria resore, ka theksuar se Maqedonia i përshëndet investimet e deritanishme turke në vend dhe pret që numri i tyre të rritet në periudhën e ardhshme, njëkohësisht duke i inkurajuar kompanitë e Maqedonisë të investojnë në Turqi.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë gjithmonë është në dispozicion për biseda dhe zgjidhje të problemeve vijuese që të krijohet ambient më i mirë investues dhe afarist”, ka potencuar Neziri, i cili është kryetar nderi i MATTO­-s nga ana e Maqedonisë. Ministri i Ekonomisë ka informuar se rregullativa ligjore krijohet në drejtim të përmirësimit të klimës së investimeve në vend, ndërsa revizioni i Marrëveshjes për tregti të lirë mes dy vendeve kërkon vëmendje të veçantë duke marr parasysh dallimin e madh në zhvillimin agrar­industrial të të dy vendeve. Lidhur me çështjet të cilat janë në kompetencë të institucioneve tjera, ministri Neziri u ka premtuar biznesmenëve turq se do ta njoftojë Qeverinë me pritjet dhe planet e MATTO­s dhe anëtarëve të saj. Kryetari i MATTO­s Tuna Ejup Kahvexhi ka përkujtuar se investimet turke në vlerë të tërësishme prej mbi 800 milionë euro kontribuojnë për rritje ekonomike të vendit dhe zvogëlim të papunësisë.

Investitorët janë promotorët më të mirë të klimës së biznesit dhe asaj investuese në një vend, ndërsa ajo gjithmonë mund të përmirësohet në dialog të hapur me kompanitë”, tha Kahvexhi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button