Veseli përfundon garat në Evropianin e mundjes

Me një fitore dhe humbje, Besmir Veseli i ka përfunduar garat në kuadër të Kampionatit të parë Evropian për mundës deri në moshën 23 vjeçe, që sot nisi në qytetin Vallzbrih të Polonisë. Përfaqësuesi I klubit të mundjes Liria, pati paraqitje shumë të mirë në raundin e parë të garave, ndaj garuesit nga Sllovakia, Jakub Sciranka. Edhe pse fillimisht ishte në dizavantazh prej 4-0,

Veseli, më pas dominoi plotësisht luftën dhe në fund, me rezultat bindës prej 13-4, fitoj kundërshtarin dhe u plasua në 1/8 e finales. Aty, u ndesh me favoritin rus, Akhmed Varaev, ndaj të cilit rezistoi në dy minutat e para të luftës, por më pas nuk ia doli dhe gjatë dizavantazhit prej 7-0, e humbi luftën me dush. Pas kësaj, Veseli shpresoj në plasman në finale të Varaevit, por rusi, në raundin e ardhshëm në çerekfinale, u ndal nga turku Murat Ertyrk, kështu që mundësi u desht të pajtohet me eliminim, me ç`rast në mbyllje të garave, nga të gjithë të eliminuarit në 1/8`ën, ishte me plasman më të mirë, në pozitën e nëntë.

Pas kësaj, garuesit nga Maqedonia, paraqitjet e tyre do ti regjistrojnë nesër, me ç`rast shpresat më të mëdha për medalje janë te Jasin Rexhallari, i cili do të garoj në kategorinë deri në 61 kg. Nga ana tjetër, nesër do të paraqitet edhe Behar Mahmuti, në kategorinë deri në 70 kg.  / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button