Spanja pa Costan kundër Ukrainës dhe Holandës

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka marrë një lajm të keq nga stafi mjekësor i përfaqësueses spanjolle .

Ai nuk do të mund të llogarit në shërbimet sulmuesit të Chelseas, Diego Costa, për dy ndeshjet e radhës ndaj Ukrainës dhe Holandës.

Ish sulmuesi i Atletico Madridit është lënduar në fitoren e Chelseas ndaj Hull Cityt 3:2, por kishte marrë rrugën drejtë Spanjës për tu grumbulluar me ekipin.

Por, pas ekzaminimeve mjekësore, Costa është lënë i liri që të rikthehet në Londër dhe të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Lajme të ngjashme

Back to top button