KSHZ: Nuk jemi kompetent për të shqyrtuar parregullsitë zgjedhore

Komisioni Shtetërorë Zgjedhor në mbledhjen e saj të rregullt ka shqyrtuar materialet për parregullsitë zgjedhore që deri ata në mënyrë zyrtare i ka dorëzuar opozita. Shumica e  anëtarëve kanë vendosur se nuk kanë kompetenca për të diskutuar për parregullsitë zgjedhore që i ka prezantuar opozita.

“Unë si kryetar i KSHZ-së e vendos në rend të ditës çështjen e parregullsive zgjedhore, por një pjesë e anëtarëve mendojnë se shqyrtimi i materialeve të opozitës nuk është në kompetencë të KSHZ-së. Kërkova që edhe KSHZ në mënyrë zyrtare t’i dërgojë materialet që i kemi pranuar n Prokurori publike, por edhe ky propozim nuk kaloi”, tha Nikolla Rilkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button