Mbi 40 autobus nga Kumanova janë dërguar në kontroll teknik

Mbi 40 autobus nga Kumanova në orën 6 të mëngjesit janë dërguar në kontroll teknik me cka nxënësit mbetën pa transport ndërsa shumë punëtorë u vonuan në punë.

Policia dërgoi në kontroll teknik autobusët e katër kompanive të transportit.

Pronarët e kompanive nuk e dinë se cili është shkaku për këtë kontroll teknik urgjent dhe shpresojnë se deri mbas dite do ët normalizohet transporti i udhëtarëve.

Sic informon zëdhënësja e MPB-së Marija Jakovlevska, kontrolli teknik i autobusëve bëhet sipas planit të përgatitur më par për të parë gjendjen teknike të tyre.

Nga kontrollet e bëra deri më tani 9 autobusë kanë rezultuar me problem teknike ndërsa në tre të tjerë është bërë mbingarkimi me nxënës.

Lajme të ngjashme

Back to top button