Zaev: Gruevski e mban peng gjithë shtetin, vetëm që ta mbrojë veten!

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se nëse kryeministri Nikolla Gruevski do të ishte njeri i mençur, pas publikimit të bombës së parë do të jepte dorëheqje. Duke komentuar në pyetjen se cilat materiale mund ta mbushin kupën dhe të thuhet mjaft më, Zaev për DW, ka thënë se janë mbi 90 pako materiale të cilat mund të jenë pikë kthesë.

“Qytetarët do të dinë se deri ku ka shkuar Gruevski me çështjen e emrit, çka ka ndodhur me Martin Neshkovskin, për krimet financiare, çka ka ndodhur me rastin e mbylljes së A1 dhe me raste tjera siç është rasti ‘Monstra’, me Nikolla Mlladenov… Koha e Gruevskit ka kaluar. Qeveri kalimtare duhet të ketë dhe zgjedhje. Kjo është e paevitueshme”, ka deklaruar , Zoran Zaev.

Ai gjithashtu ka thënë se revolta tek popullata është shumë e madha dhe në çdo moment turma e qytetarëve mund të dalin në rrugë.

“Ne do të tentojmë maksimalisht t’i kontrollojmë këto zhvillime. As unë, e askush në LSDM nuk dëshiron skenare të tilla, por gjithçka mund të ndodh. Për këtë shkak shpresoj që së shpejti të ketë dorëheqje, sesa të vije ndonjë ditë kur ne nuk do të mund të kontrollojmë atë revoltë”, ka thënë Zaev.

Ndërkaq sa i përket sigurisë së tij personale, Zaev ka thënë se gjithë këto vite ai ka qenë kritikues i qeverisë dhe se nuk ka kalkuluar asgjë për të mirën e shtetit.

“Di të jem racional. Nga ajo që kam si fakte, kam dëgjuar se deri ku mund të ik një mendje monstruoze. Nga këto arsye shumë më rrallë lëvizi dhe nuk realizoj takime kudo dhe me këdo”, është shprehur Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button