Rasti “Aktor”: Askush asgjë nuk din, askush asgjë nuk ka dëgjuar, të gjithë punojnë

Punëtorët ndërtimor të “Aktor”, kompania e cila e ndërton magjistralen Demir Kapi- Smokvicë as që kanë dëgjuar për skandalin e korrupsionit që po trondit kompaninë ndërsa punët ndërtimore po zhvillohen me avaz të plotë. Para hyrjes ka tabelë të madhe ku shkruan “Aktor” dhe të dhënat për financimin e projektit ndërsa në oborr dhjetëra makina me targa greke dhe maqedonase.

Para selisë na pritën rojtari tek dera dhe njëri  i sigurimit nga kompania “SGS”. Edhe pse punëtori i sigurimit na tha të hyjmë brenda, pas pak kohe ndërroi mendjen dhe na la të presim jashtë derisa ai të kontrollojë nëse ka dikush me të cilin do të mund të bisedojmë. Pas disa minutave na tha se “të gjithë shefat janë në terren, shkoni tek ndërtimorja, ndoshta do të gjeni dikë me të cilin mund të bisedoni”.

Në terren janë dhjetëra punëtorë, që do të thotë se aktivitetet ndërtimore po zhvillohen me avaz të madh.

-Po punohet turbo. Vetëm gjatë protestave kishte ngadalësim të vogël- tha punonjësit për “Meta”.

Deri tek ndërtimorja arritëm nëpër rrugën e ngushtë e me baltë, përmes të cilës, në interval prej vetëm disa minutave, kalonin kamionë të mëdha përplot material ndërtimorë. Në ndërtimore na priti shefi Vasil, i cili edhe nuk kuptonte maqedonisht, me dashamirësi na shëtiti dhe na tregoi terrenin.

-Punohet tërë kohën. Problem i vetëm janë kushtet e motit- tha Vasili.

As këtu në këtë lokacion nuk dini asgjë për skandalin e korrupsionit gjatë marrjes së tenderit.

Televizioni Telma duke u thirrur në raportin e Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OBZhE) njoftoi se në Greqi është filluar hetim kundër “Akter” për gjoja dhënien e ryshfetit disa zyrtarëve të Maqedonisë që ta fitoj kontratën për ndërtimin e magjistralet Demir Kapi- Smokvicë.

Afera “Aktor” në opinion u zbardh në mars të vitit të kaluar nga LSDM-ja opozitare, përfaqësuesit e të cilës në konferencën shtypi prezantuan dokumente dhe pohonin se disa shtetas grek, përmes përfaqësisë së kompanisë greke “Aktor” në vend, kanë marrë shuma milionëshe në dorë nga filiali i Bankës Ekonominë në Negotinë.

Kompania greke “Aktor” fitoi tenderin në vlerë prej 270 milion euro për ndërtimin e aksit Demir Kapi- Smokvicë që është pjesë e Korridorit 10 ndërkombëtarë, edhe pse oferta e kompanisë greke ishte për thuajse 40 milion euro më e larta se ajo e konkurrentëve.

Sipas të dhënave nga LSDM, paratë janë tërhequr në disa raste ndërsa sipas njoftimeve që i prezantuan sot, rastet e para janë regjistruar kah mesi i vitit 2013.

“Më 10 prill të vitit 2013, 10 shtetas grek nga kjo bankë kanë marrë shumë në vlerë prej 12,5 milion denarë. Secili prej tyre ka marrë para në dorë prej 1.250.000 denarë. Në një ditë. Vetëm 10 persona. Nga e njëjta bankë”, thanë sot nga LSDM.

Shuma e përgjithshme e parave të marra, sipas partisë më të madhe opozitare është 3,5 milion euro.

LSDM pohonte se paratë nuk kanë dalë nga shteti

Pas publikimit të këtyre të dhënave, në muajin mars të vitit të kaluar, me qëndrim doli edhe Drejtoria për zbulim financiar, e cila përmes njoftimit informoi se në nëntor të vitit 2013 ka nisur lëndë për këtë rast dhe reagoi deri tek LSDM se publikimi i kësaj informate dëmton hetimin i cili është në vijim e sipër.

Drejtoria për zbulim financiar deri tek Prokuroria publike dorëzoi raport për transaksione të dyshimtë.

Prokurori publik Marko Zvrlevski, i cili disa ditë pas publikimit të aferës konfirmonte se deri në Prokurori nuk ka arritur kurrfarë padie për rastin, pas një kohe njoftoi se për rastin “Aktor” prokuroria ka hapur procedurë kundërvajtëse, pas çka u bllokuan llogaritë e dy kompanive.

Se deri ku ka arritur hetimi mbi rastin ende nuk ka konfirmim.

FOTO Meta.mk

aktor10

aktor11

aktor20

aktor

aktor3

aktor5

aktor6

aktor8

aktor10

 

Lajme të ngjashme

Back to top button