Civili e përkrah idenë e referendumit për fasadën e QTQ-së

Organizata joqeveritare Civil sot doli me deklaratë se plotësisht e mbështet Iniciativën për referendum të dukjes së fasadës së Qendrës tregtare të qytetit të cilën e nisi komuna Qendër dhe iniciativa qytetare “E dua QTQ-në”.

–Euforia e barokut e cila e kapi qeverinë që para disa viteve dhe e gjithë pesha e të cilës ra mbi supet e shoqërisë dhe e zbrazi gjepin e popullit për miliona euro që paraqet dhunë të paparë mbi gjithçka që mund të quhet demokraci, sundim i ligjit, por edhe i shijes dhe kulturës. Shkupi 2014 duhet të ndaloj. Dhunimi duhet të ndaloj! I thërras të gjithë artistët dhe arkitektët që tani të përgatitin projekte se si t’i sanojmë dëmet e mëdha nga ky projekt i shëmtuar – deklaroi Xhabir Deralla, kryetari i Civilit.

Organizata joqeveritare i thirri të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj ta japin votën e tyre kundër, siç e theksuan “edhe një ideje të çmendur”

„Iniciativa për referendum për dukjen e fasadës së Qendrës tregtare të qytetit duhet të mbështetet nga të gjithë, pa marrë parasysh se cilës parti politike, etnike dhe fetare i takojnë, dhe cilit status social ose shoqëror i takojnë. Secili nënshkrim është mesazh që duam Shkupi të ngjajë në qytet, e jo në skenografi të lirë të një filmit të keq, e paguar shumë shtrenjtë”, thuhet në kumtesë.

Civili kërkon që nga qeveria menjëherë të ndaloj me dhunimin e mëtejshëm të Shkupit me kiç, që është në kundërshtim me të gjitha standardet, ligjet dhe vullnetin e qytetareve dhe qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button